Ballina Aktualitet Shqipëri Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Tahiri e mbylli “rastin Olldashi” në...

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Tahiri e mbylli “rastin Olldashi” në favor të Ramës dhe Berishës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë, kur tha se ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e mbylli “rastin Olldashi” në favor të Edi Ramës dhe Sali Beirshës.

“Ka ardhur koha të paguajë faturat”, u shpreh Hoxha teksa shtoi se nuk e di nëse Sokol Olldashi u aksidentua apo i ndodhi diçka tjetër.

“Që nga rasti Olldashi, ai e di si dhe pse e ka mbyllur atë rast në interes të Ramës dhe Berishës. Sot i ka ardhur dita të paguajë faturat. Dhe që te ai rast. Atë s’e di unë nëse është aksident apo… Por ata që përfituan ishin të tjerë, dhe nëse ky flet po ta them edhe njëherë. Kanabizimi i Shqipërisë nuk ka ndodhur prej Saimir Tahirit”,-tha Artan Hoxha. /CNA.al