Musa Klaiqi dhe Afrim Ukshini, rreth 15 vjet janë kërkuar me urdhër arrest për rastin Sopoti, tani ata janë kthyer në vend. Ata dhe dy persona tjerë ishin në arrati, por prokuroria e tërhoqi akuzën dhe pas kësaj MPB-ja i tërhoqi urdhër arrestet ndaj tyre. Disa prej avokatëve të tyre, i kanë këto informacione, por do të presin që të kontaktojnë me ata. Avokati Vullnet Paçuku tha se ka gjasa që edhe ata t’i bashkëngjiten listës me kërkesë për dëmshpërblim.
“Për katër personat tjerë të cilëve u është gjykuar në mungesë, kur do të tërhiqen urdhër arrestet ndaj tyre, do të mund të kthehen në Maqedoni dhe atëherë do të na japim autorizim që edhe për ata të dorëzojmë kërkesë për dëmshpërblim”, tha Vullnet Paçuku, avokat.
Në Ministrinë e drejtësisë, deri më tani, 6 personat, të cilëve u është gjykuar në mungesë, kanë dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim. Ata kërkojnë që shteti t’u paguajë 150 milionë denarë.
“Në përputhje me ligjin, nga parashtrimi i kërkesës për dëmshpërblim, Ministria e drejtësisë ka afat prej tre muajve të dal me përgjigje. Mund të thotë që nuk kanë të drejtë për dëmshpërblim ose të ofrojë shumë të caktuar për dëmshpërblim, e më pas të negociohet nëse mundet të arrihet marrëveshje. Nëse arrihet marrëveshje, ajo nënshkruhet dhe paguhet shuma e caktuar në emër të dëmit”, tha Paçuku.
Duke e tërhequr akuzën, Prokurorja speciale, Katica Janeva, atëherë tha se analiza e provave dhe materialeve të përgjuara nuk ka dëshmuar se këta të akuzuar e kanë kryer atë vepër penale. Në procedurën para hetimore për këtë rast është punuar me ndihmë ndërkombëtare juridike.
“Bëhet fjalë për ndihmë ndërkombëtare juridike nga një shtet fqinj i R. Maqedonisë. Kërkohet mënyrë se si të merret dëshmi nga disa persona të caktuar të cilët mund të kontribuojnë në vërtetimin e kryerësit të veprës penale”, tha Katica Janeva, Prokukore Speciale Publike.
Prokuroria speciale e cila e morri rastin në bazë të bisedave të përgjuara mes ish njerëzve të parë të MPB-së, Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallokovit, morri qëndrim se vendimet e deritanishme gjyqësore për këtë rast, janë bazuar në deklaratën e marrë me dhunë nga Bajram Ramadani i cili edhe vetë e ka pranuar se deklaratën e ka dhënë me dhunë.
Përgatiti Mihajllo Vidimliski