Kirurgët shpenzuan 10 orë në një operacion për të hequr një tumor 15 kg nga pjesa e prapme e qafës së një njeriu, pasi ai ishte lënë pa u trajtuar me ndihmë mjekësore për gati 50 vjet.
Zhao Xingfu, 64 vjeç, tha se tumori i njohur si lipoma, u shfaq fillimisht 47 vjet më parë dhe kishte atëherë madhësinë e një veze.
Por atëherë në moshën 17 vjeç, Xingfu nga Panzhou City i Kinës injoroi masën tumorale për shkak se ishte pa dhimbje dhe ai nuk ishte në gjendje të përballonte trajtimin.
Pasi pesha e tumorit u shtua tek Xingfu duke i bërë të pamundur ecjen, djali i tij Zhao Jianjiang kërkoi ndihmën e Dr Dong Shixiang, nga Spitali Guizhou.
Jianjiang nuk e kishte parë kurrë më parë babanë e tij pa tumorin. Ai tha: “Unë e kam njohur babanë tim me tumorin e madh, kështu që gradualisht jam mësuar me të.”
Me ndihmën e familjes, Jianjiang bëri mjaft para për të paguar operacionin e babait të tij. Dr. Dong tha: “Në të gjitha vitet e mia, kurrë nuk kisha parë një tumor aq të madh”.