Ballina Kuriozitete Kafshon hardhucën, bualli ngre në ‘fluturim’ luanin (Video)

Kafshon hardhucën, bualli ngre në ‘fluturim’ luanin (Video)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Vizitorët në Parkun Kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut kanë filmuar një buall që shpëtoi një hardhucë gjigande nga një luan i ri. Videoja është postuar në kanalin e YouTube “Kruger Sightings”.

Luani po mbante në gojën prenë e vetë kur një dem i madh e pa dhe menjëherë u hodh në “ring” duke e goditur grabitqarin.

Fillimisht luani u përplas në tokë dhe e rrëzoi hardhucën nga goja e tij, por bualli nuk e kurseu një goditje të dytë duke e hedhur fluturimthi.

Demi qëndroni mbi reptilin gjigand, duke e mbrojtur atë nga shkeljet e luanëve të tjerë aty pranë.