Teleskopët hapësinorë Hubble dhe James Webb të NASA-s kanë vëzhguar një pamje të pazakontë në hapësirë: një formacion gjigant gazi dhe pluhuri kozmik që, për shkak të formës së tij, ngjan me një mace.
Pamjet janë regjistruar në Mjegullnajën Carina, një rajon i madh i formimit të yjeve, që ndodhet rreth 7.500 vite-dritë larg Tokës.
Formacioni është quajtur “Mjegullnaja e Kokës së Maces”, pasi silueta e tij krijon përshtypjen e një maceje të ulur me shpinë nga vëzhguesi, me kokën e kthyer nga e djathta dhe me njërin sy që duket sikur shkëlqen.
Pamja e veçantë është rezultat i shpërndarjes së gazit dhe pluhurit kozmik në këtë rajon, ku zhvillohen procese të formimit të yjeve të rinj.
Ngjashmëria me fytyrën e një maceje e bën këtë formacion një nga pamjet më të pazakonta të vëzhguara në këtë rajon të hapësirës.(NASA)
Pspspsp! Just in time for Halloween, NASA’s Hubble and James Webb Space Telescopes recently stared at an eerie star-forming scene within the Carina Nebula, a massive gas and dust cloud located approximately 7,500 light-years away from Earth. https://t.co/JL97aLGaAG
— NASA Webb Telescope (@NASAWebb) October 30, 2026






























