Kumanovën e kanë mbërthyer lojërat e fatit. Disa OJQ vitin e kaluar kërkuan nga Qeveria, Parlamenti dhe Komuna, dislokimin e kazinove nga qyteti, njofton Lajmpress. Kërkesat e tyre nuk janë përfillur nga institucionet.
Biznesi i kazinove vazhdon të lulëzojë. Veprimtari Etem Xheladini thotë se alarmin e kuq në shoqëri e kanë ndezur të rinjtë që gjithnjë e më shumë frekuentojnë kazinotë. Lojërat e fatit kanë shkaktuar probleme edhe brenda familjeve. Nëse institucionet nuk zgjidhin problemin, sektori civil në Kumanovë do të organizojë edhe protesta. Nuk përjashtohet mundësia edhe për padëgjueshmëri qytetare. OJQ-të nga Kumanova mbështesin protestën e së premtes në Tetovë kundër kazinove.