Ka ende kohë që të zgjidhet çështja e emrit para se të përfundojë qershori, deklaroi sot ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov në një deklaratë pas takimit të tretë ministror të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë në Selanik.
Dimitrov, që u takua më parë me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, tha se kjo është një garë kundër kohës për të arritur një marrëveshje në kohë për samitin Europian në fund të korrikut (Komisioni Europian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve për aderim të Maqedonisë, por me kusht zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë).
Dimitrov deklaroi se bisedimet me Kotzias kanë përparuar shumë dhe shtoi se e vetmja mënyrë për të pasur një zgjidhje të përhershme për çështjen e emirt është që të garantohet që ajo të pranohet nga popujt e të dyja vendeve.
Ai dhe Kotzias do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme me samitin në Sounio, në të cilin kanë ftuar të dërguarin special të OKB-së për çështjen e emirt, Matthew Nimetz.