Presidenti i Turqisë, Rxhep Taip Erdogan, shpalosi programin zgjedhor të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, duke u zotuar të kthejë vendin në një komb me të ardhura të larta.
“Qëllimi i ri i Turqisë është të jetë ndër vendet me të ardhura të larta”, tha ai gjatë një tubimi në Ankara.
“Turqia jo vetëm që do të jetë e pavarur në industrinë e mbrojtjes, por gjithashtu do të bëhet një nga vendet kryesore eksportuese”, shtoi presidenti turk.
Erdogan theksoi se do të rrisin shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në mbi 40 përqind deri në fund të vitit 2023.
Erdogan gjithashtu tha se partia e tij do të garantojë një ekonomi të lartë e të qëndrueshme, së bashku me një rritje të pjesëmarrjes së Turqisë në ekonominë botërore në 1,5 për qind.