Një zjarrfikës ka shpëtuar jetën e një adoleshenteje që ishte gati për tu hedhur prej katit të 16-të. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe ky ishte një operacion shumë i rrezikshëm që zjarrfikësit e realizuan me sukses.
14-vjecarja kërcënoi njerkun e saj se do kryente vetëvrasje pasi ai nuk e lejoi të luante me video lojëra.
Ajo refuzoi që të shpëtohej dhe ishte ulur në parvazin e katit të 16-të, kur zjarrfikësi e kapi. Vajza, emri i së cilës nuk është bërë publike po qëndronte në një lartësi prej 48 metrash.
Thuhet se njerëzit e afërt dhe nëna e vajzës janë thirrur në vendngjarje. Sipas China News, incidenti ndodhi në zonën e Quanzhoi Loujiang dhe vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të vërteta./Oranews/