Ballina Aktualitet Lajme Gjashtë vjet nga aksioni policor në rastin “Monstra”

Gjashtë vjet nga aksioni policor në rastin “Monstra”

Gjashtë vite nga aksioni policor për rastin “Monstra”.

Dyshimet për veprimet e policisë mbeten akoma të pa zbardhura ashtu si edhe vetë rasti i cili akoma nuk ka epilog gjyqësorë.

Aksioni policor i 1 majit të vitit 2012 dëshmoi veprimet e policisë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Si fillim të dyshuarit u arrestuan në mënyrën më brutale të mundshme, ndërsa përveç arrestimit të femrave jashtë dispozitave ligjore, policia terrorizoi familjet dhe fëmijët.

Si të dyshuar për procedurën gjyqësore, por autorët e vërtetë sipas policisë, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës u arrestuan: Agim Ismailoviq, Sami Luta, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdii. Gjatë aksionit policor por edhe sot e kësaj dite në arrati u ndodhën Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri.

Më 30 qershor 2014 Gjykata Themelore Shkupi 1 solli vendimin: Gjashtë shqiptarë dënohen me burg të përjetshëm, nën akuzën se kanë kryer vepër penale, “terrorizëm”.

Përveç Rami Sejdiit që u lirua nga akuza, me burgim të përjetshëm u dënuan: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç, u dënuan në mungesë.

Të dënuarit ankimuan vendimin e Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit konfirmoi dënimin me burg të përjetshëm për 6 persona.

Pas adresimit të lëndës në Gjykatën Supreme dhe pas kërkesës së ish ushtrueses së detyrës, Kryeprokurore, Liljana Spasova, Supremja mori shqyrtimin e vendimit gjyqësorë nga shkalla e parë.

“Pa dallim nëse faktet e reja do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë ose jo në këtë vepër penale, mua kornizat ligjore më detyrojnë të kërkojë nga gjykata Supreme të sigurojë faktet, e posaçërisht gjykatën Supreme si gjykata më e lartë e kushtëzon në vendime gjyqësore ligjore dhe të bazuara në fakte”, pati deklaruar Liljana Spasovska, Prokurore.

Familjarët mirëpritën kërkesën e Prokurores Spasovska.

Më, 24 nëntor, Gjykata e Lartë vendos për kthimin e rastit “Monstra” në rigjykim.

Procesi tani ka filluar nën përfaqësimin e akuzës nga Prokuroria Speciale, por në mungesë të Afrim Ismailoviq dhe Alil Demirit. Specialja, teorinë e rastit “Monstra” do ta shtroj si akuzë duke u bazuar në telefonatat e përgjuara. Seanca për fjalë hyrëse do të vazhdojë më 15 maj./am/