Një vajzë la një valixhe të mbushur me para në një lokal, sepse “dëmshpërblimi i ndarjes”, që i dha ish-i dashuri nuk ishte i mjaftueshëm dhe ajo besonte se meritonte më shumë, shkruan tvklan.al.
Punonjësit e një lokali në qytetin Hangzhou, në lindje të Kinës e zbuluan valixhen gjatë kohës që po mbyllnin punën. Ata po e çonin në një magazinë, kur valixhja u hap dhe prej saj dolën tufa me para. Në këtë pikë staã kontaktoi policinë.
Rreth një orë më vonë, në stacionin policor mbërriti në djalë i ri, i shoqëruar nga ish-e dashura e tij dhe shpjegoi se valixhja i përkiste atij e se ia kishte dhënë asaj si dëmshpërblim për ndarjen. Në Kinë, ky veprim shihet si një formë kompensimi kur një lidhje romantike merr fund. “I thashë që kisha vetëm 2 milionë juan dhe më pas ika”, tha i riu. Kur policia pyeti vajzën për incidentin, ajo tha se e kishte marrë në telefon ish-partnerin dhe i kishte thënë se e kishte braktisur valixhen me para. “Nuk i mora paratë… i thashë t’i merrte vete. Kaq”, tha ajo. Sipas mediave vendase, e reja mësohet se i kishte kërkuar 10 milionë juan (1.58 milionë dollarë).
Pasi dëgjuan historinë, oãcerët e policisë mbetën të shtangur dhe e këshilluan të riun, i cili vinte nga një familje e pasur dhe ishte i përfshirë në industrinë e IT, që të tregohej më i kujdesshëm me paratë e tij.