MPB-ja ka njoftuar se dje rreth orës 16 e 15 minuta, në rrugën Nikolla Parapunov të qytetit të Gostivarit, në shtëpinë e kryefamiljarit me inicialet S.S. ka ndodhur një mosmarrëveshje familjare, kurse në një moment tensioni, fëmija i kryefamiljarit me inicialet B.S., i moshës 40 vjeç, është vetëplagosur me thikë, transmeton Tetova News.
I plagosuri është dërguar urgjentisht në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, por për shkak të plagës së rëndë është transferuar në klinikat e Shkupit.
Hetime në vendngjarje ka kryer një ekip i policisë së Gostivarit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews