Një ish-ligjvënëse e Gjeorgjisë dhe shkrimtare ka ndërmarrë një hap të madh për tu bërë guvernatorja e parë afrikano-amerikane e SHBA.
Stacey Abrams në fitoi Partinë Demokratike të martën, duke u thënë votuesve se përpjekjet për të “kthyer” republikanët në demokratë kishin dështuar më parë, transmeton oranews.
Një demokrat nuk është zgjedhur guvernator i shtetit të kuq që nga viti 2003.
44-vjeçarja do të përballet me një kandidat republikan në garën që do zhvillohet në nëntor.
Nëse zgjidhet në shtetin thellësisht konservator, Abrams do të bëhej gruaja e parë dhe personi i parë nga një pakicë etnike që do të udhëheqë shtetin jugor.