Ballina Aktualitet Lajme Han: Zaev dhe Cipras janë në rrugë të drejtë për zgjidhjen e...

Han: Zaev dhe Cipras janë në rrugë të drejtë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në kornizë të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, sot nga Sofja, ka shprehur optimizëm se Maqedonia dhe Greqia do ta zgjidhin çështjen e emrit. Por, ai nuk ka dashur të japë parashikime për kornizën eventuale kohore, njofton Portalb.mk.

“Gjithmonë jam optimist. Dhe do të ngelem optimist. Dy kryeministrat janë në rrugë të mirë”, tha Han, duke e komentuar takimin mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Në lidhje me mundësinë e zgjidhjes së emrit deri në samitin e qershorit të BE-së, ai tha se deri atëherë ka edhe një muaj dhe se gjithçka është e mundur.