Ballina Aktualitet Kosovë Haradinaj: Unë po i kryej detyrat, Kurti është i papunë

Haradinaj: Unë po i kryej detyrat, Kurti është i papunë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se ai është duke punuar ashtu siç ia përcakton Ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Në raport me kërkesën e Albin Kurtit për të dhënë dorëheqje, Haradinaj ka thënë se Kurti është paksa i papunë dhe ka kohë që të bëjë kërkesa të tilla.

“Tani ai është pak si i papunë, do të thotë duhet t’i riparojë dëmet që i kanë ndodhur me ndarjet në parti. E kuptoj, sepse kam kaluar nëpër temat, në të cilat po kalon ai. S’kam çfarë t’i them më shumë, po i kryej detyrat që m’i ka caktuar Parlamenti, Kushtetuta e vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tryezën me partitë politike tha se Haradinaj po i shkakton vetëm dëme shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Kurti kërkoi nga Haradinaj që të japë dorëheqje ose të dalë në votëbesim në Kuvend.