Heidi Lushtaku njihet për sharmin dhe bukurinë që e ka. Ajo është ndër modelet më të njohura në Zvicër dhe jashtë saj.
Bukuroshja shqiptare e cila banon në Cugy, frankokon i Zvicrës së fundmi ka reklamuar për koleksionin e ri të markës zvicerane “Grisogono”, e cila është ndër më të njohurat në Zvicër dhe operon edhe në shumë shtete të tjera të botës, shkruan “albinfo.ch”.
Ashtu si herëve të tjera, Heidi edhe këtë herë është shfaqur më simpatike se kurrë më parë, teksa reklamon stolitë e çmuara të cilat janë më gurë të diamantit të firmës luksoze zvicerane.
Në fakt, Heidi Lushtaku edhe dy vite më parë ka qenë e ftuar si mysafire në Kanë, pikërisht nga firma “Grisogono” ku ka pasur për detyrë të vë në duar stolitë e kësaj firme.
Ndërkohë, përveç sukseseve në fushën e modelimit, Heidi tash e dy vite është në lidhje me boksierin shqiptar që jeton në Gjermani, Robin (Haxhi) Krasniqin.
Albinfo.ch