Ballina Aktualitet Opinione Vetëm 2 vjet burg për Gruevskin, marrëveshje sekrete

Vetëm 2 vjet burg për Gruevskin, marrëveshje sekrete

Nga Arben Llalla

Siç duke LSDM dhe VMRO kanë marrëveshje të fshehtë politike për çështje delikate shtetërore dhe kombëtare në dëm të shqiptarëve. Dënimi me dy vite burg për keqpërdorime për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin vërteton marrëveshjen e fshehtë midis dy partive sllavomaqedonase.

Nikolla Gruevski nuk do bëj asnjë ditë burg, por me rastin e 2 Gushtit ditës së Shën Ilias dhe Ilindenit presidenti Gjergjio Ivanov do shpalli amnisti ku do i falen dy vitet e burgut Gruevskit dhe taborit të tij.

Është e njëjta lojë e dënimit para shumë viteve kur presidenti Branko Cevernkovski fali me amnisti Zoran Zaevin i cili ishte dënuar për keqpërdorime. Partitë politike shqiptare në Maqedoni ende nuk po e kuptojnë lojën e fshehtë të sllavomaqedonasve për ruajtjen e unitarizmit të Maqedonisë dhe paraqitjen e shqiptarëve si qytetar të dorës së dytë, pakicë kombëtare me të drejta të kufizuara.

Politikanët shqiptarë të Maqedonisë janë në gjendje të përgjumur, ndërsa ata të Shqipërisë dhe Kosovës janë indiferentë ndaj tragjedisë kombëtare që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni, ikja në heshtje duke mos e kthyer kokën pas, shkatërrimi i kulturë dhe arsimit shqip, zhdukja e termit Abetare, dënimi i dhjetra shqiptarëve me raste të montuara, mohimi i shtetësisë i mijëra shqiptarëve të lindur në Maqedoni, etj.

Artikulli paraprakHistoria e rrallë e 28-vjeçarit shqiptar që duket si 13 vjeç (VIDEO)
Artikulli tjetërHeidi Lushtaku bëhet imazh i firmës zvicerane “Grisogono”