Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një intervistë për Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, ka folur për sfidat që ballafaqohet gjatë realizimit të projekteve që parashihen për Komunën e Tetovës. Ajo flet për borxhin e komunës, kazinot, parkingun zonal, problemin e transportit publik, zgjerimin e bulevardeve, pastërtinë e rrugëve dhe lumit Shkumbin, problemin e shkollave: të Reçicës dhe Sellëcës.
Në lidhje me borxhin e komunës ajo thotë se është 7 milion euro, ndërsa thotë që raportin financiar e kanë publikuar në ueb faqe dhe se aq kanë informata për të shpërndarë me publikun, duke aluduar se raporti aktual është i mjaftueshëm.
Ajo thotë që është dorëzuar revizion për keqpërdorimet deri te organet kompetente dhe kaq mund të bëjnë sipas saj, ato si komunë. Arifi thotë që për uljen e borxhit do të aplikojnë për te qenë pjesë e projektit qeveritar për rritjen e likuiditetit të komunave.
Sa i përket kazinove, kryetarja e Tetovës u shpreh se pasi të mbarojë dokumentimi me përfaqësuesit e tyre juridik së bashku me organizatorët e protestave do ta padisin pronarin e objektit që nuk ka leje për kazino në Reçicë.
Sipas saj, Këshilli Komunal me vendim ka dërguar disa kërkesa deri ne Qeveria në procesin e ndryshmit të ligjit duke kërkuar rritje të kompetencave komunale, spostim të kazinove nga qendra dhe objekteve të tjera të interesit publik, largësia e tyre nga këto objekte të jetë 300 metra, por kjo largësi mund të rritet nëse ia kërkojnë banorët. Ajo premtoi se partia e saj me amendamente do të reagojë në ndryshim të ligjit.Për zgjerimin e parkimit zonal tha se e kanë përgatitur dokumentacionin dhe pret përgjigje nga MPB. Paratë për pagesën e parkingut tha se hyjnë vetëm në Ndërmarrjen Publike për parkingje: për rroga, për mirëmbajtjen e makinerisë, parkimeve.
Arifi tha se nuk do të kërkojnë serish transport publik nga Qeveria sepse atë e kanë bërë njëherë duke mos potencuar saktë se nga kush në Ministrinë e Transportit. Ajo tha se do të kërkojnë dhe kanë bërë analiza për zgjidhje tjera alternative si për shembull partneritet publiko-privat nëse nuk marrin mjete transporti nga Qeveria. Kur foli për larjen e rrugëve, Teuta Arifi tha se ato lahen sipas programit të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe punëtorët punojnë çdo ditë në terren. Ajo theksoi se mund të punohet më mirë dhe me kualitet dhe se NPK do të pajiset me një cisternë më shumë për larje të rrugës.
Kryetarja e Komunës së Tetovës tha se kanë çliruar hapësirat e uzurpuara të gjelbra rreth lumit Shkumbin dhe se nuk do të lejohet më aty të vendosen objekte. Ajo tha se Qendra sportive do të zgjerohet me hapësirë të gjelbër dhe mjete kanë siguruar për të, do të vazhdojnë më tej ndërtimin në rrugën e Banjës.
Ajo tha se lumi Shkumbin pastrohet një herë në vit në disa vende edhe përkundër faktit që banorët nuk kanë parë pastrim që nga viti 2015. Gjithashtu, tha se do të rregullohet shtrati i lumit me projekt prej 2 milion eurove, duke nisur nga mulliri deri në rrugën Industriale.Edhe pse premtoi se do të pastrojë deponinë në Dervish Cara, te lagjja e romëve, 700 metra larg komunës, ende nuk e kanë pastruar dhe sërish premtoi se do të pastrohet e njëjta si dhe do të postojnë mbeturinat pas Spitalit.
Ndërtimi i trotuari te bulevardi “Iliria” do të përfundojë në fund të vitit, siç është parashikuar me gjitha elementet në prezantimin 3D, tha Arifi dhe projekti e ka vlerën e ka 55 milion denarë.Arifi tha se do të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite. Ajo tha se në vitin 2019 do të fillojnë ndërtimet në shkollën e Reçicës. Arifi tha se do ti publikojnë projektet e Komunës së Tetovës në uebfaqe si dhe kontakt informatat e udhëheqësve të sektorëve në Komunë.