Bëhet fjale për këngëtaren me origjinë shqiptare që tashmë po korr sukses në muzikën ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Por ndonëse ajo është momentalisht një nga këngëtaret më të paguara dhe pasuria e saj është e madhe, nëna e saj punon si një shitëse në një dyqan make-up-i.
Këtë gjë e ka zbuluar pak më parë vetë Bebe nëpërmjet disa postimeve që ka bërë në profilin e saj në instastory.
“Për të gjithë ndjekësit e mi në New Your . ‘Sakes Fifth Avanue NYC’ po bën hapjen e madhe të departamentit të kozmetikës. Arsyeja që po ja u them këtë gjë është sepse nëna ime punon si shitëse në Bobbi Brown.
Kështu që shkoni dhe përshëndeteni…por mos e përndiqni atë.” , ka shkruar këngëtarja e famshme.
Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga fansat që ta përqafojnë nënën e saj dhe ta bindin atë që të lëviz në Los Angeles të jetojë me të.