Hajnat para dy netësh kanë targetuar një shtëpi të pasur në fshatin Piranë të Prizrenit, dhe aty kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 100 mijë euro.
Lajmin për këtë vjedhje, e cila besohet se ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:20 deri në 22:30, e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Prizren.
Finalja e Ligës së Kampionëve i kushtoi shumë familjes Ukaj nga Pirana e Prizrenit. Teksa i zoti i shtëpisë, ish-deputeti i Kosovës Xhavit Ukaj, së bashku me fëmijët, shkoi në një restorant që ta shohë lojën në mes Real Madridit e Liverpoolit, i hynë hajnat në shtëpi.