Ballina Aktualitet Kosovë Gruaja nga Podujeva lind katërnjak në QKUK

Gruaja nga Podujeva lind katërnjak në QKUK

Një grua nga Podujeva ka lindur katërnjak sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Në Klinikën Obstetrike, Gjinekologjike, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve”, ka shkruar ShSKUK në “Facebook”.

Tutje bëhet e ditur se fëmijët e lindur janë tre fëmijë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

Ndërsa nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, përfundon njoftimi./21Media

@tn.lajmelokale
@tetovanews