Një koalë është kapur duke peshkuar me qetësi në brigjet e lumit Murray në Victoria, Australi.
Koala befasoi një familje, të cilët po bënin një piknik dhe kishin hedhur grepat e peshkimit në qytetin e vogël të Strathmerton. Kafsha e njohur për gjumin e tepërt, mori në duar kallamin e peshkimit dhe e mbajti atë mbi ujë.
“Ne sapo u kthyem dhe ai po peshkonte”, tha Lorraine Johns, e cila filmoi pamjet dhe i postoi në Youtube.
Në video, koala e bukur mund të shihet e ulur në tokë me këmbët që mbajnë shkopin në ujë, ndërsa një grua, me gjasë Johns, pyet: “Kape ndonjë gjë sot, shoku?”
Johns tha se koala qëndroi me familjen për rreth një orë përpara se të tërhiqej përsëri në pyjet e egra.