Greqia po përpiqet për të arritur një marrëveshje me Maqedoninë, pasi kjo është në interesin e vet kombëtar dhe jo sepse vendi fqinjë ka pë qellim të bashkohet me Bashkimin Europian dhe NATO–n edhe pse kjo mbështetet nga Athina, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Deklarata e tij vjen pas një takimi me homologun e tij gjerman, Heiko Maas në Berlin.
Kotzias përsëriti se, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë kanë përfunduar punën e tyre dhe bisedimet midis ekipeve të ekspertëve teknikë ishin duke vazhduar dhe më pas çështja do t’u dërgohej kryeministrave të dy vendeve, të cilët do të merrnin vendimin përfundimtar.