Kënga “Fuego” e shqiptares Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, po korrë sukses në të gjithë botë.
Pavarësisht se u rendit në vend të dytë në Eurovision, shumë zëra thonë se ajo do të duhej të ishte fituese.
Megjithatë, performanca e këngëtares shqiptare dhe kënga ritmike, është kthyer në hitin e momentin.
Fanse e Elenit duket se është edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Angela Merkel tha duke qeshur se preferon këngën Fuego.
Edhe Presidenti i Francës, Macron, kishte të njëjtin mendim.
Nuk mungoi falenderimi në Twiiter nga Eleni Foureira për kancelaren gjermane./sn/