Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Karrotat janë të pasura me beta karrotën, vitamina A,B,C,K dhe E. Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për t’u mbushur plot energji, pikërisht me konsumimin e tyre.
Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.
Përbërësit
2 karrota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos
Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat.
Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






