Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh sot se dëshiron t’i zgjasë dorën qeverisë së re italiane me propozimin për të vijuar punën së bashku për çështje si siguria, migracioni, çështjet gjeopolitike, dhe zhvillimi i zonës euro.
”Do të shohim se çfarë do të zgjedhë Italia. Kam respekt për këtë shtet të madh, i cili ka qenë gjithnjë në anën tonë”, shtoi ai gjatë një konference shtypi në Shën Petërburg. Mendoj se Italia është një anëtar i rëndësishëm i Bashkimit Europian, një aleat i pakrahasueshëm.
Nën drejtimin e avokatit Giuseppe Conte, qeveria e re italiane, një koalicion anti-europian i formuar nga Lëvizja 5 Yjet (L5Y) dhe Liga (ekstremi i djathtë), kërkon të vërë në zbatim një politikë rimëkëmbjeje me tejkalim të shpenzimeve buxhetore, duke rrezikuar krizën e monedhës euro.
”Ekziston frika dhe një pakënaqësi në rritje në Europë, kjo është arsyeja pse Europa duhet të ndryshojë”, komentoi presidenti francez, sipas së cilit përshpjetimi i dinamikës europiane do të trajtohet gjatë samitit europian, që do të organizohet në fund të qershorit./am/