Dy vite më parë, libri i famshëm i Rudyard Kipling u shndërrua në film përsëri nga gjiganti Disney, duke mbledhur fitime që arritën deri në 1 bilion dollarë.
Tashmë do të vijë edhe një version tjetër nga Andy Serkis, “Mowgli”, film i cili do të paraqesë personazhin kryesor në bashkëveprim me njerëzimin edhe njëherë.
Emra të mëdhenj do të jenë pjesë e filmit nëpërmjet dublimeve të zërave të personazheve kryesore, si; Christian Bale, Cate Blanchett, Benedict Cumberbatch, Naomie Harris dhe Tom Hollander.Traileri tashmë ka dalë dhe me aq sa mund të shohim, mund të themi se kjo do të jetë përshtatja më e errët që i është bërë ndonjëherë kësaj historie. Trailerin mund t’a shikoni këtu: