Ballina Aktualitet Shqipëri Masat për protestën e opozitës, angazhohen 1500 efektivë

Masat për protestën e opozitës, angazhohen 1500 efektivë

Policia e shtetit publikoi planin e masave për protestën që opozita do të zhvillojë në formë marshimi nga Ministria e Brendshme e deri para Kryeministrisë.

Në gatishmëri pritet që të jenë mbi 1500 efektivë policie ndërsa do të bllokohet qarkullimi në disa segmente rrugore.

Plani i masave fillon nga mesnata e deri në përfundim të protestës. Për këtë një pjesë e segmenteve do të jenë të bllokuara pjesërisht ndërsa nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Devijime do të ketë edhe për linjat e transportit publik. Policia e shtetit njoftoi se protesta do të asistohet e monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, të atashuar pranë ministrisë së brendshme ndërsa nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews