Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, sot do të realizojnë takim bilateral në suaza të takimit ministror që po mbahet në Selanik.
Ky takimi është mundësi për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin.
Ndërsa bisedimet për kontestin e emrit zhvillohen nën ndërmjetësimin e negociatorit Metju Nimic, dhe ministrave Dimitrov dhe Kocias, ku pritet që të i hapin të ashtuquajturat çështjet më të vështira, gjegjësisht përdorimin e emrit që do të negocioet edhe kërkesa e Athinës për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.
Por Dimitrov dhe Kocias do të takohen edhe javës së ardhshme në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Sunio, në afërsi të Athinës./tv21/