Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter tronditi dje në mbrëmje vonë rajonin e Atikës, sipas Institutit të Gjeodinamikës në Observatorin Kombëtar të Athinës.
Sipas tij, dridhja e tokës ndodhi në orën 23:50, në një thellësi prej pesë kilometrash dhe me epiqendër në zonën e Gramatikos. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.