Ballina Aktualitet Lajme NUK DO TË LEJOHET HAPJA E KAZINOS NË REÇICË TË VOGËL (VIDEO)

NUK DO TË LEJOHET HAPJA E KAZINOS NË REÇICË TË VOGËL (VIDEO)

Tri javë pas protestës kundër hapjes së kazinove në Reçicë të Vogël, Gjykata Administrative morri vendim, që në objektin afër Universitetit të Tetovës mos të lejojë hapjen e një shtëpie të re kumari.

Nga iniciativa “Anti-Bixhoz” theksuan se të gjithë ata që ngritën zërin dhe përkrahën protestën u përfshin në vendimmarrjen e ndalimit të hapjes së këtij objekti si kazino.

Xhemal Abdiu, njëri nga anëtarët e këshillit iniciator të kësaj lëvizjeje deklaroi se heshtja që u thye në protestën e 4 majit nga qytetarët e Tetovës, solli rezultatet e para.