Ballina Aktualitet Lajme PAGUHEN SUBVENCIONET PËR DUHAN, 22 MILIONË EURO PËR KULTIVUESIT E DUHANIT

PAGUHEN SUBVENCIONET PËR DUHAN, 22 MILIONË EURO PËR KULTIVUESIT E DUHANIT

Për herë të parë në kohë dhe në mënyrë jo selektive janë paguar subvencionet e zmadhuara për duhan, ndërsa në kontot e tyre kultivuesit e duhanit do të kenë rreth 22 milionë euro subvencion. Këtë e deklaroi sot Kosta Kostandinov, deputet i LSDM-së. Sipas tij qeveria e udhëhequr nga LSDM, me këtë ka përmbushur edhe një premtim të rëndësishëm nga Plani për jetë.

Ai shtoi se shumica parlamentare dhe qeveria po vazhdojnë me realizimin e masave të parapara të cilat sigurojnë zhvillim në bujqësi, standard më të lartë dhe më shumë para për qytetarët./tv21/