Ballina Lajme KËTË VIT MË SHUMË KURORËZIME DHE SHKURORËZIME NË MAQEDONI

KËTË VIT MË SHUMË KURORËZIME DHE SHKURORËZIME NË MAQEDONI

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Vitin e kaluar në Maqedoni u kurorëzuan 13.781 çifte, ndërsa u regjistruan 1.994 shkurorëzime, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistika (ESHS).

Nga të gjitha kurorëzimet, 93,1% ishin për herë të parë për meshkujt, dhe 91,4% për herë të parë për femrat.

Në kurorëzim të dytë hyjnë 7,9% e kurorëzimeve, kurse në të tretin hyjnë 0,7%.

Më shumë femra të moshës 20 deri 24 vjeçare u kurorëzuan vjet, nga numri i përgjithshëm, kurse te meshkujt mosha ishte 25-29 vjeç.

Nga shkurorëzimet, më pak kanë ndodhur në muajin gusht, e më shumë në dhjetor. Numri i përgjithshëm është rritur për 0,5% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.

Grupmoshat 30 deri 34 vjet janë shkurorëzuar më shumë.