Gazetari i KALLXO.com që ndodhet në vendin ku ka ndodhur aksidenti ku u lënduan dhjetëra persona ka dërguar fotografi të minibusit në të cilin po udhëtonin ekskursionistët nga Ferizaj.
Minibusit në këtë kohë është larguar skaj rrugës ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë zbuluar.
Aksidenti i cili ka ndodhur të shtunën pasa mesditës ka rezultuar me 24 persona të lënduar.
Kallxo.com ka mësuar se të lënduarit në aksidentin në afërsi të Pejës janë nga qyteti i Ferizajt dhe ishin në një ekskursion. Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë bërë të qarta.
Në një njoftim të tij Spitali i Pejës ka konfirmuar se për momentin janë duke u trajtuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.
Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 24 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës.
“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit “thuhet në njoftimin e Spitalit. I njëjti ka sqaruar se spitali tashmë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.
Në Spitalin e Pejës gjendet edhe Zv.Ministri Dr.Ali Berisha që po përcjell nga afër gjendjen e krijuar.