Partia kryesore e opozitës në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe tre parti të tjera kanë arritur nj marrëveshje për një aleancë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 24 qershor, tha një zyrtar i CHP për Reuters.
Marrëveshja midis Partisë Republikane Popullore, Partisë ?yi, Partisë islamiste Saadet dhe Partisë Demokratike do të njoftohet zyrtarisht në një konferencë shtypi të enjten.
Kjo do t’u mundësojë partive të vogla në aleancë të vendosin një rregullore që kërkon që partitë të marrin së paku 10% të votave për të hyrë në parlament.
Marrëveshja krijon një koalicion të gjërë kundër aleancës në pushtet të presidentit Rexhep Taip Erdogan, partia e të cilit ka krijuar aleancë me Partinë e Lëvizjes Kombëtare.
Televizioni NTV tha se marrëveshja për aleancë e opozitës do të firmoset në orën 3:00 me orën lokale të enjten./SYRI.NET/