Një infermiere ka shpërndarë një video mjaft të rëndë duke treguar se çfarë i bën trupit tuaj pirja e duhanit.
Amanda Eller, nga Karolina veriore përmes një video ka shfaqur dy mushkëri, njëra e shëndetshme dhe njëra e prekur nga kanceri si pasojë e pirjes së duhanit.
Nga video shihet qartazi sesa i dëmshëm është tymi i duhanit kur godet mushkëritë, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Sa më shpejtë që ju filloni të konsumoni cigaren e parë, trupi juaj fillon të preket nga nikotika dhe monoksidi i karbonit që i bën presion zemrës tuaj.
Pirja e duanit redukton sasinë e oksigjenit në trupin tuaj, derisa ju thithni monoksid karboni dhe 4, 000 kemikale tjera.
Pirja e duanit e trashë gjakun duke rritur shancet për atake në zemër.
Gjithashtu mund të ketë efekte shkatërruese në pjellorinë e grave. Gjatë shtatzënisë rriten gjasat për lindje të parakohshme.
Tek meshkujt dëmton rëndë spermën dhe redukton dukshëm spermatozoidët. Ka raste edhe kur të çon në impotencë seksuale./Periskopi/