Në Peru, autoritetet thonë se kanë kapur më tepër se 1 ton kokainë, pas një hetimi që zgjati rreth katër muaj.
Sasia e kokainës me vlerën e 45 milionë dollarëve, u konfiskua në qytetin bregdetar Çansej, në veri të Limës.
Pakot me mbështjellje plastike kishin fotografitë e dy trafikantëve famëkeqë të drogës, Jaoquin ‘Chapo’ Guzman dhe Pablo Escobar, me synimin për t’u treguar blerësve se ishte drogë e cilësisë më të lartë.
Gjatë operacionit për kapjen e drogës u arrestuan 12 të dyshuar, përfshirë dy shtetas peruanë dhe kolombianë.
Agjencia amerikane për Kontrollin e Drogës thotë se Peruja është vendi i dytë në botë, pas Kolumbisë që prodhon më tepër kokainë./VOA