Forcat e sigurisë së Francës filluan të mërkurën në mëngjes evakuimin e kampit më të madh të emigrantëve në kryeqytet, ku jetojnë 1,700 njerëz.
Këto emigrantë, kryesisht nga Sudani, Somalia dhe Eritrea, ishin vendosur në tenda të improvizuara përgjatë Canal Saint-Denis, nën rrugën unazore të Parisit.
Ministria e Brendshme tha se ata do të përfitojnë nga “strehimi i përkohshëm” në njëzet vende në Paris dhe në rajonin e saj./sn/