Një grup i vogël qytetarësh janë paraqitur para vendit ku pritet të takohen liderët e partive politike, për të protestuar kundër ndryshimit të emrit. Protestuesit të cilët janë të paktë në numër mbajnë pankarta me sllogane kundër ndryshimit të emrit dhe brohorisin parulla kundër kryeministrit dhe liderëve të partive. Takimi në të cilin duhet të bisedohet për bisedimet me Greqinë ende nuk ka filluar edhe pse tanimë kanë kaluar 45 minuta nga termini i përcaktuar për në orën 13:00. /SHENJA/