Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë publikoi raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, në të cilin në pjesën për Maqedoninë ceket se komunitetet fetare vazhdojnë të figurojnë në procese penale dhe qytetare gjyqësore. Më pas, Departamenti i Shtetit noton procesin e përsëritur kundër peshkopit Jovan Vranishkovski.
“Gjykata themelore Shkup vitin e kaluar dënoi Vrnaishkovskin, argjipeshkvi i Argjipeshkvisë së Ohrit, për pastrim parash. Peshkopi u dënua me shtatë muaj burg. Gjykata gjithashtu urdhëroi konfiskim të tokës të AO në vlerë prej 140 mijë eurove, që më vonë edhe u krye”, ceket në raport. Janë notuar edhe ankimet nga Bashkësia fetare islame në Maqedoni. për atë se në fshatin Lazhec dhe në Kriva Pallankë po bëhen bllokime për ndërtimin e xhamive nën presion nga banorët lokalë, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin.
BFI, gjithashtu, është ankuar se autoritetet vazhdojnë ta bllokojnë rikonstruktimin e xhamisë në Prilep, e djegur gjatë konfliktit të vitit 2001.
Në raportin për vitin 2017 ceket edhe se Kisha ortodokse e Maqedonisë është ankuar se komuna e Strugës ende nuk ka sjellë vendim për ndërtimin e kishës ortodokse në fshatin Belicë dhe se komuna e Tetovës ka refuzuar të ndërtojë rrugën te kisha e qytetit. Në raportin e Departamentit të Shtetit më tutje ceket se ambasadori amerikan dhe përfaqësues të tjerë të ambasadës patën takime me përfaqësues qeveritarë dhe parlamentarë, bashkësi fetare dhe organizata nga shoqëria qytetare, me të cilët diskutuan për çështje lidhur me lirinë fetare.
Departamenti i Shtetit dje festoi 20-vjetorin e miratimit të Ligjit për liri ndërkombëtare fetare. Prej atëherë çdo vit parashtrojnë raporte në Kongresin amerikan për mbështetje të lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve nëpër botë, për të cilat SHBA-ja është mbrojtëse e madhe. Me rastin e përvjetorit, sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo këtë verë do të jetë nikoqir i këshillit ministror për mbështetje të lirive fetare ku do të tubohen liderët fetarë. aktivistë për të drejta të njeriut dhe shoqëria civile nga e mbarë bota.