Pavarësisht këmbënguljes së Holandës dhe Francës se Maqedonia nuk është ë gatshme për fillimin e negociatave, qeveria shprehet e bindur se zgjidhja e emrit është kushti kryesor që vendi të marr datën në qershor. Qeveria gjithashtu thekson se shumica e shteteve anëtare të Unionit janë të gatshme që të përshpejtojnë perspektivën evropiane të vendit, ndërsa shtojnë se sapo të kapërcehen dallimet me Greqinë vendi do të marr edhe ftesën për anëtarësim në NATO.
Qeveria e Maqedonisë
“Shumica e shteteve anëtare të BE-së e përkrahin fillimin e negociatave me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes se emrit me Greqinë. Nga ana tjetër është fakt se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për një zgjerim të ri. Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-së dhe në mënyrë më të shpejtë dhe më të vendosur do i hap edhe dyert e BE-së”.
Reagimi i qeverisë vjen pas zbardhjes së dokumentit të përgatitur nga Franca e Holanda të cilat në mënyrë të prerë thonë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të fillojnë negociatat pasi nuk kanë përmbushur reformat në gjyqësor, ndërsa ende kanë shumë punë për të bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.
Dokument i shteteve anëtare të Këshillit Evropian
“Në këtë kontest, ne konsiderojmë se nuk janë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe FYROM-in. Ne e përkujtojmë angazhimin tonë për perspektivën evropiane të këtyre dy shteteve dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe e mbështesim fuqishëm angazhimin për zgjerimin e BE-së në këtë rajon. Këtu edhe duhet t’i fokusojmë përpjekjet tona, që të ju ndihmojmë këtyre vendeve që të bëhen gati dhe t’i përmbushin të gjitha kushtet”
Nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink, këtë dokument kritik “non-paper” e vlerësojnë si jo armiqësorë. Goran Llazarov thotë se Hollanda dhe Franca me anë të këtij dokumenti kërkojnë që të përforcohen shtete e reja që synojnë të bëhen anëtare të BE-së. Sipas tij, e udhës është që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE që pritet të zgjasin me vite, e gjatë kësaj hapësire kohore, të përmirësohet edhe gjendja ekonomik dhe politike e shtetit.
Franca dhe Hollanda, janë dy shtete që jo se kanë probleme me Maqedoninë apo Shqipërinë, por mendojnë e BE-ja fillimisht duhet që t’i përforcojë qëndrimet e saja dhe që të forcohen edhe vetë shtetet e reja para bashkimit. 01-56 Pasojat më të mëdha janë mos hapja e bisedimeve. Megjithatë mendoj se kjo është e gabuar nga ana e Bashkimi e Evropian. Përse po them kështu? Sepse të gjithë e dimë se kur fillojnë negociatat nuk zgjasin as 6 muaj e as 1 vit, por do të zgjasin më shumë se 5 vite – tha Goran Lazarov, Eurothink.
Maqedonia pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evorpian në Samitin e qershorit të Unionit, si dhe ftesë për anëtarsim në NATO në Samitin e Aleancës në Korrik./am/