Ballina Aktualitet Lajme GRUEVSKI VS XHAFERI, DEBATI ZHVENDOSET NË MEDIA DHE RRJETET SOCIALE

GRUEVSKI VS XHAFERI, DEBATI ZHVENDOSET NË MEDIA DHE RRJETET SOCIALE

Për pak sa nuk pati përleshje fizike mes Gruevskit dhe Xhaferit në kuvend më 14 mars kur u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve. Gruevski ia derdhi ujin kryeparlamentarit dhe pastaj ia zuri edhe rrugën për në dalje.

Debati mes tyre tani është zhvendosur në media dhe rrjetet sociale.
Për rastin e 14 marsit Xhaferi u pyet nga një gazetare derisa po qëndronte në Serbi, ndërsa kryetari i kuvendit tha se nuk ka asgjë personale me të, por tha se Gruevski është në krizë psikologjike si pasojë i proceseve gjyqësore që zhvillohen ndaj tij.

-Kjo është pasqyra e krizës psikologjike në të cilën gjendet aktualisht. Nëse merret parasysh se kundër tij po zhvillohen procedura për vepra penale, dhe duke marrë parasysh se në Kongresin e jashtëzakonshëm, pozitën “kryetar i partisë” ia ka lënë një personit tjetër, konsideroj se kjo është vetëm pasqyra personale e krizës në momentin e caktuar, kur nuk arriti ta kontrollojë veten, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit.

Për këtë Gruevski reagoi përmes një postimi në Facebook, përmes së cilit thotë se nuk është hidhëruar nga deklaratat e Xhaferit, pasi sipas tij, kryeparlamentari nuk është për t’iu hidhëruar.

Shkruan Gruevski në “Facebook”
“Lexoj se Talati kishte deklaruar se kam qenë në krizë psikologjike. Duke e njohur çdoherë kur ndonjë ditë nuk ka mjaftueshëm të dezinfektohet, bie në krizë të maturisë dhe kështu sillet. Nuk i hidhërohem. Nuk është për t’iu hidhëruar”.

Ndryshe Gruevski nuk është shfaqur para mediave që nga dita kur gjykata e shpalli aktvendimin për rastin Titanik, në të cilin u dënua me 2 vjet burg.

Artikulli paraprakGjermania heton rastin e gazetares së vrarë në Maltë
Artikulli tjetërVdes një ushtar amerikan në Kosovë