Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot dot mbaj seancën e 45-të. Në rendin e ditës janë paraparë projektligjet për të huajt, për energjetik, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore, Ligji për punësim të personave me aftësi të kufizuar, të gjitha në lexim të parë.
Në leximin e dytë në rend të ditës janë propozim ligji për arsim të lartë, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për siguri dhe komunikacion të rrugëve, të ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të ligjit për klasifikim të informatave.
Me procedurë të shkurtuar në rend të ditës janë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për revizion, të Ligjit për letrave me vlerë, të Ligjit për zyrë kreditore, të Ligjit për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial.
Në Kuvend do të debatohet edhe për marrëveshjen e shkruara në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Deputetët gjithashtu do të diskutojnë Propozimin për zgjedhjen e një anëtari jo ekzekutiv të Këshillit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë./am/