Rusia do të përdorë euron në vend të dollarit në tregtië e jashtme nëse Bashkimi Evropian deklaron qëndrimin e tij kundër sanksioneve ndaj Moskës, tha Ministri i Financave Anton Siluanov.
Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në St. Petersburg, Siluanov tha: “siç e shohim, kufizimet e imponuara nga sanksionet e SHBA-ve janë të një natyre jashtëtokësore.
Mundësia e kalimit nga dollari amerikan në euro varet nga qëndrimi i Evropës ndaj pozicionit të Washington-it.
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj shtetit rus për shkak të aneksimit të Krimesë dhe për rolin e saj në Siri.