Letra e një prifti suedez është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, pasi një artikulli “Sa të rrezikshëm janë myslimanët?!
“Një erdhi me një grumbull vezësh të freskëta për mua. Një tjetër më shkroi dhe më pyeti se si ndihesha. Një tjetër më ofroi makinën për të shkuar atje ku dua, pasi makina ime ishte në servis. Një tjetër i dërgon ushqime çdo ditë një shokut të tij që nuk ka të holla për të blerë ushqime. Në të vërtetë, myslimanët janë të rrezikshëm?”, shkruan Stefan Lindquist.
“Cili suedez shkon te shtëpia e një shoku dhe dërgon ushqim për disa javë? Cili suedez më ka sjellë vezë të freskëta javës pas jave dhe cilët refuzojnë të marrin para?”, pyet prifti suedez.
Ai thotë se suedezët duhet të hapin sytë dhe të shohin se si është e vërteta.
“Shumë myslimanë, kanë zemra të mira dhe kurrë nuk kam takuar një suedez kështu. Ju do të më sillni vezë të freskëta çdo ditë pa kompensim”, shkruan ai.
Postimi i priftit suedez pati mbi 4 mijë “share” dhe mbi 19 mijë pëlqime.
Sipas të përditshmes suedeze “Aftonbladet“, Stefan Lindquist, kryetar i distriktit të Kishës Suedeze të krishterë në qytetin Harnosand, i quajti myslimanë “zemërmirë”.
“Unë mendoj se ka një frikë dhe ankth të panevojshëm për myslimanët“, përfundoi ai.