Po afrohet data për mbajtjen e Samitit të NATO-s i cili është paraparë në muajin korrik, ndërkaq Maqedonia ende është në fazën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, problem ky i cili pengoi vendin që nga 1999 që të merr ftesën për anëtarësimin në Aleancën.
Ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk, se edhe nëse Maqedonia nuk merr ftesë për anëtarësim gjatë Samitit, nuk duhet të humbet optimizmi.
“Tani jemi në fazën e optimizmit sa i përket eurointegrimeve dhe kjo që nuk duhet humbur edhe nëse nuk marrim ftesë për anëtarësim në Samitin i cili do të mbahet në korrik të këtij viti, sepse ftesa mund të jepet edhe jashtë samitit.
Disa herë në vit Ambasadorët e NATO-s mblidhen dhe diskutojnë për çështje të ndryshme dhe në këto takime mund të diskutohet edhe mundësia për marrjen e ftesës dhe kjo mund të ndodh edhe pasi të kalon Samiti.
Andaj shpresoj që optimizmi mos të humbet dhe të vazhdohet në rrugën e eurointegrimeve dhe zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë”, tha për Portalb, Ruzhin.