Ballina Bota SHBA, lëshohen dokumente të reja për ndërhyrjen ruse në fushatë presidenciale

SHBA, lëshohen dokumente të reja për ndërhyrjen ruse në fushatë presidenciale

Një panel i Senatit amerikan ka lëshuar dokumente të reja për takimin e qershorit 2016 midis ndihmësve të fushatës së Trump dhe një delegacioni rus që premton të ndihmojë fushatën e tyre.

2.500 faqe të transkripteve konfirmojnë se Donald Trump Jr dhe ndihmësit e fushatës donin të “poshtëronin” kundërshtaren Hillary Clinton.

Takimi është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me dyshimin e ndërhyrjes së Rusisë në vitin 2016.

Komiteti lëshoi dokumentet pas intervistave shtesë të dëshmitarëve.

Komiteti Gjyqësor i Senatit, i cili po kryen një nga hetimet në lidhje me ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet amerikane, intervistoi z. Trump Jr dhe katër persona të tjerë që morën pjesë në takimin e 9 qershorit në kullën e Trump në Nju Jork./Ora News.tv/