Gjykata Themelore Prishtinës ka liruar Fuad Ramiqin dhe katër imamët: Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, të cilët akuzoheshin për kryerjen e veprave penave thirrje për rezistencë dhe për veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste.
Sipas gjyqtarit Vesel Ismaili, gjykata nuk ka gjetur fakte ashtu siç ka pretenduar Prokuroria e Shtetit.
Në mungesë të provave, të gjithë të akuzuarit janë liruar nga aktakuza.
Lideri i Lëvizjes “LISBA”, Fuad Ramiqi, akuzohej për kryerjen e veprës penale, thirrje për rezistencë.
Kurse, imamët Bedri Robaj dhe Idriz Billibani akuzoheshin se me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste.
Përderisa Enes Goga dhe Mazllam Mazllami akuzoheshin për kryerjen e veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.