Agjencia shëndetësore e Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB) shpreson të mos ketë një përhapje masive të epidemisë siç kishte ndodhur në vitin 2014 në Afrikën perëndimore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) të premten tha se 10 vende, përfshirë edhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe fqinjët e tij, janë të rrezikuara të preken nga epidemia vdekjeprurëse Ebola.
“Ne jemi shumë të shqetësuar, dhe jemi duke planifikuar të gjitha skenarët, përfshirë edhe më të keqën”, tha shefi i reagimeve emergjente të WHO-së me bazë në Zhenevë, Peter Salama. Deri në 18 persona dyshohet se deri më tash janë prekur nga ky virus.
Salama u shpreh se zyrtarët e WHO-së janë shumë të shqetësuar rreth përhapjes masive të Ebolas në Kongo dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Shpërthimi i këtij virusi është i nënti që prej kohës kur është zbuluar në vitin 1976 në Zaire, raporton “DW”.
Më shumë se 11, 000 persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit që shpërtheu në Afrikën perëndimore, pasi virusi ishte shpërndarë edhe në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone. Afro 29, 000 raste janë regjistruar që prej marsit të vitit 2014 deri në mars të vitit 2016.
Simptomat e këtij virusi përfshijnë ethe, dobësi intensive dhe të vjella. Periudha e rritjes varion nga dy deri në 21 ditë.