Atentat shqiptarit në mes të Athinës. Mediat greke shkruajnë se një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në mesditë në sheshin “Viktoria” në Athinë.
Nga një motor, dy persona të maskuar kanë qëlluar me 5 plumba në këmbë një shtetas shqiptar që ndodhej para një parukerie.
I plagosuri është transportuar në spital ndërsa zona është rrethuar nga policia e cila është vënë në ndjekje të autorëve./pe/